Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj festojnë një datë të rëndësishme, atë të lidhjes së tyre.
Me anë të një postimi në Instagram, Leonita tha se po festojnë gjashtëvjetorin e lidhjes, teksa ndau fotografi të shumta.
Ajo postoi imazhe të shkrepura ndër vite, teksa tregonte udhëtimet që çifti i kanë bërë ndër vite në vende të ndryshme.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 2017.
Ata janë prindër të një vajze, teksa së fundi konfirmuan se familja e tyre po rritet edhe me një fëmijë.