Vajza 16-vjeçare e Heidi Klum-it pushton botën e modës

Bota e Yjeve

Vajza 16-vjeçare e Heidi Klum-it pushton botën e modës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:02
Leni

Është vetëm 16 vjeçe por premton shumë; karriera e vajzës së mitur të supermodeles Heidi Klum sapo ka nisur dhe mbi të gjitha, me hapa gjigantë.

Dhjetorin e vitit të shkuar, Leni rrëmbeu interesin e “Vogue”, duke u shfaqur në kopertinën e saj për janar-shkurtin, së bashku me të ëmën.

Dyshja mbante veshur kostume shumëngjyrëshe, pa këpucë veshur.

Asokohe, Heidi nuk mundi dot të rezitonte pa e shpërndarë fotografinë në Instagram-in e saj, ku plot emocione shkroi:

“Jam kaq krenare për ty. Ti gjithmonë e kë ditur çfarë ke dashur dhe çfarë jo. Nuk je një version i imi, një mini-unë dhe jam shumë e lumtur që tani mund të tregosh vërtet vetveten”.

Më tej, e mitura realizoi një sërë fotosh bardhë e zi për revistën “HUNGER”.

Sikur të mos mjaftonin këto, së fundmi Leni hodhi hapat e saj të parë mbi një pasarelë, në javën e modës në Berlin. Ishte pikërisht Klum ajo që hapi shfaqjen e javës në fjalë, duke prezantuar 25 veshje nga stilistët më në zë gjermane, përfshirë Kaviar Gauche, Michael Sontag and Lala Berlin.

Babai biologjik i Leni është biznesmeni Flavio Briatore, por ajo u birësua nga burri i dytë i Heidi-t, Seal, kur çifti u martua. Nga ana tjetër, Klum u martua përsëri gati dy vjet më parë me muzikantin Tom Kaulitz, 31 vjeç.

Image
Vogue
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat