Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me veshje të çuditshme rrugëve të Hollywoodit

Bota e Yjeve

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me veshje të çuditshme rrugëve të Hollywoodit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:03
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Ajo së pari dha një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj të enjten përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Dhe Dua Lipa shfaqi stilin e saj edhe në rrugë të mërkurën pasdite, ndërsa doli me të dashurin e saj Anwar Hadid për një shëtitje me qenin e tyre në Hollywod-in perëndimor.

Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej tipike në trend e veshur me një bluzë të shtypur grafike me ngjyrë jeshile, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë.

ImageKrijuesja e hitit “Prisoner”, duket se ndjehet e rehatshme në një palë atlete të bardha dhe çorape të zeza, ndërsa ecte përgjatë një trotuari.

Dua kombinoi maskën e saj të fytyrës me ansamblin e saj rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

Ndërkohë, Anwar, 21, tregoi stilin e tij po aq eklektik i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura.

Image

Bashkë me çiftin ndodhej edhe qeni i tyre, Dexter, të cilin ata e adoptuan jo shumë kohë më parë.

Më herët gjatë ditës, Dua realizoi disa ‘selfie’ para se të dilte jashtë për shëtitje.

Ylli i muzikës pop publikoi shumë fotografi në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë ku shkruhej “Be Happy Be Lucky”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat