Metodat e mamave jo gjithmonë funksionojnë. Nevina provoi bigudinat, por…

Bota e Yjeve

Metodat e mamave jo gjithmonë funksionojnë. Nevina provoi bigudinat, por…

Më: 30 janar 2021 Në ora: 08:01
Nevina Shtylla

Nevina është karantinuar prej ditësh për shkak të Covid-19.

Gjatë gjithë kësaj kohe, moderatorja ka bashkëbiseduar me ndjekësit dhe ka publikuar momente nga të qëndruarit në shtëpi.

Por pak orë më parë na kujtoi një nga metodat që përdornin nënat tona, atëherë kur nuk kishte asnjë mjet për të stiluar flokët. Në vend të pjasterit përdoreshin leckat, çorapet, e në raste më të rralla bikutina.

Sigurisht Nevina ka futur dhe ca element modern në përpjekjen për të bërë onde të theksuar, por rezultati ishte sërish zhgënjyes.

Me anë të një videoje ku tregohet i gjithë procesi, moderatorja tregon hapat që ndjek, bashkë me përfundimin, që e detyron të krijojë një topuz për të fshehur ‘ondet’ e krijuara. “Nuk do e provoj më”, shkruan ajo në fund.

Kushedi sa e sa fanse e kanë gjetur veten tek ‘dështimi’ i Nevinës, ndërsa të tjerat që se kishin provuar, sapo e morën vesh që sja vlen as t’i futen asaj pune. Prandaj le t’iu kthehemi metodave bashkëkohore, tharëseve, furçave e pjastrave, që falë zotit janë shpikur për t’ua bërë vajzave jetën më të thjeshtë e flokët me të bukur. Edhe pse mamatë e kanë përherë një zgjidhje praktike, në këtë rast nuk funksionon.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat