Flora Suldashi tregon elegancën dhe ekstravagancën, në fustanet dedikuar Angelina Shalës

Bota e Yjeve

Flora Suldashi tregon elegancën dhe ekstravagancën, në fustanet dedikuar Angelina Shalës

Nga: G.B Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:31
Angelina Shala

Di të sjell vetëm gjëra të bukura dhe shumë unike. Si e tillë që është, janë edhe kreacionet e saj. Bëhet fjalë për dizejnatoren e njohur shqiptare në Gjermani, Flora Suldashi.

Ajo sapo ka sjell koleksionin me fustane, secili më i bukur se tjetri. E për këtë koleksion ka zgjedhur të bashkëpunojë me emra po ashtu të njohur. Koleksioni me këta fustane i është dedikuar Angelina Shalës, e njohur në Kosovë dhe diasporë, si këngëtare, aktore dhe së fundmi edhe modele.

Duke folur për gazetën "Bota sot" për koleksionin, Flora Suldashi, ka thënë se kreacionet e reja u përputhën bukur me Angelinën, me personalitetin, fizikun dhe qëndrimin e saj dhe se ajo ka parametra interesantë për fushën e modës, duke shtuar se donte të jepte një mesazh se edhe diaspora ka mundësi dhe kapacitet që të bashkëpunojë.

Image

"Në fakt, unë fillimisht zgjodha Angelinën pastaj koleksionin ia dedikova asaj, kreacione te reja që mendoj u përputhën bukur për personalitetin, fizikun si dhe qëndrimin e saj. Nuk ishte diçka e rastit, Angelina ka një fytyrë markante, sytë e saj shfaqin një tendosje shpirtërore dhe ka një tërheqje enigmatike dhe karizmatike, këta janë parametrat që padyshim janë tejet interesant për fushën e modës sepse ndikojnë që imazhi të shpërthejë dhe të mbahet mend. Ne dyja u kuptuam shumë lehtë, pos tjerash, dëshironim të përcillnim edhe një impuls pozitiv, një mesazh se diaspora ka mundësi dhe kapacitet të bashkëpunojë mes vete dhe të kontribuojë në ngritjen e vlerave në përmasa të mëdha", është shprehur ajo.

Se ku e ka marrë inspirimin, Suldashi ka thënë se inspirimi është dhuratë qielli, zbret nga qielli dhe se ajo e kuptoi ëndrrën e Angelinës.

Image

"Inspirimi është dhuratë qiellore, zbret nga qielli…sapo artisti merr një iniciativë të re, shfaqen vizionet, pamjet imagjinare në mendjen kreative, pastaj vizioni ushqehet, ngacmohet me disa informata ku, çka, si, për kë... Me rëndësi është të kuptohet ëndrra e bartësit të kreacionit. Mendoj se ëndrrën e Angelinës e kuptova menjëherë, do të ishte një gjë e bukur ku do të luanim pak me ekstravagancë dhe elegancë, të shfaqim pak guxim por diskret, kjo ishte intriguese për inspirimin tim, andaj kreacionet u realizuan bukur dhe shpejt", ka theksuar kreatorja.

Image

Për realizimin e koleksionit ajo ka bashkëpunuar edhe me fotografin Norik Uka dhe grimerët Sellma dhe Kaci, me të cilët nuk kishte si të mos lindte diçka profesionale dhe e bukur, e për gjithë këtë, Flora është ndarë shumë e kënaqur dhe thotë se ka sjell pak freski në këtë kohë pandemie.

"Në këtë situatë të pandemisë, më lehtë ishte që fotografitë të realizohen në Kosovë. Kohë më parë un kam pasur bashkëpunim me Norik Ukën dhe kam qenë shumë e kënaqur, pastaj ishte propozimi i Angelinës dhe unë e pranova pa mëdyshje, ajo zgjodhi Sellmën dhe Kacin, të cilët si emra ishin të njohur edhe për mua. Kështu që në këtë thurje vlerash, patjetër se do të lindte diçka profesionale dhe e bukur. Jam shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim dhe mendoj se publikut i kemi sjellë optimizëm dhe një freski në këtë kohë të rëndë pandemie", ka deklaruar Suldashi për "Bota sot".

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat