Krid bën 8-muajsh dhe Klea me Elgitin ende na mbajnë sekrete

Bota e Yjeve

Krid bën 8-muajsh dhe Klea me Elgitin ende na mbajnë sekrete

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 07:17
Klea Huta, Elgit Doda

8 muaj kaluan shpejt, megjithatë e gjithë kjo kohë nuk i ka bindur ende dy prindërit e rinj, Klean dhe Elgitin për të ndarë me ndjekësit pamjen e vogëlushit të tyre, Krid.

“Djali im vogëlush, 8 muaj sot”, ka shkruar Elgiti krah fotos së tij, ndërsa Klea ka treguar se Krid mbetet lumturia e saj e pafundme. Megjithatë fytyrën e vogëlushit na e kanë mbajtur sekret sërish.

Disa javë më parë Klea pohoi në llogarinë e saj se me kalimin e kohës do të ndajnë edhe foto të plota të Krid, duke qenë se ndjekësit janë mjaft kureshtarë, por për këtë moment do të duhet pak kohë.

Ku i dihet, mbase në 1 vjetorin e vogëlushit, familja do të ndajë portretin e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat