Bes Kallaku zbulon çfarë i thotë gjyshja pasi aktori shkrep një foto me të

Bota e Yjeve

Bes Kallaku zbulon çfarë i thotë gjyshja pasi aktori shkrep një foto me të

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Bes Kallaku

Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, tashmë është kthyer në një personazh shumë të njohur falë fotove e videove që aktori i humorit publikon me të në rrjete sociale.

Ditën e sotme, ai ka shkuar për ta vizituar në Bubq, dhe në oborrin e shtëpisë ka zgjedhur të realizojë një foto të bukur me gjyshen e tij.

Besi shihet duke i dhuruar Ijes një puthje të ngrohtë në ballë, teksa ajo buzëqesh.

Image

“Bëje foton edhe futu të çash drutë tani të keqen Nëna!”, shkroi aktori krahas fotos, në sfondin e së cilës duken drunjtë.

Besi publikon shpesh edhe foto me vajzën, Ajkën, dhe me bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat