“Më shihnin kur bëja dush dhe…”- Paris Hilton rrëfen traumën që ka kaluar në moshën 16-vjeçare: Ndihesha e dhunuar çdo ditë

Bota e Yjeve

“Më shihnin kur bëja dush dhe…”- Paris Hilton rrëfen traumën që ka kaluar në moshën 16-vjeçare: Ndihesha e dhunuar çdo ditë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Paris Hilton

Paris Hilton ka folur për abuzimin që ka përjetuar në Kolegjin “Provo Canyon” në Utah, të cilin e ndoqi për 11 muaj, kur ishte 16 vjeç.

Anëtarët e bordit drejtues të kolegjit, abuzuan fizikisht dhe psikologjikisht me të, e detyruan të merrte disa pilula dhe të qëndronte pa rroba, në izolim total, si një mënyrë ndëshkimi, shkruan “Buzz Feed”.

Në një seancë dëgjimore të Komitetit të Senatit të Shtetit në Utah, 39-vjeçarja tregoi se si pjesëtarë të stafit e shihnin teksa bënte dush dhe se e gjitha kjo ishte aq “traumatizuese”, sa pati makthe dhe vuajti nga pagjumësia për vite me radhë.

Image

“Unë jam një e mbijetuar nga abuzimi institucional dhe flas sot në emër të qindra mijëra fëmijëve, që gjenden aktualisht në objektet e kujdesit rezidencial në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Abuzohesha verbalisht, mendërisht dhe fizikisht çdo ditë. U shkëputa nga bota e jashtme dhe u privova nga të gjitha të drejtat e mia njerëzore. Nuk më lejohej të isha vetvetja”,- tha ajo.

Më tej, Paris tregon se ishte e detyruar të konsumonte ilaçe që e bënin të ndihej e mpirë dhe e rraskapitur.

“Unë nuk jam mbushur me ajër të pastër dhe nuk i kam parë rrezet e diellit për 11 muaj. Kishte zero privatësi sa herë që përdorja banjën ose bëja dush, ajo monitorohej. Në moshën 16 vjeçare, si fëmijë që isha, ndjeva sytë e tyre të mprehtë që vështronin trupin tim të zhveshur. Ndihesha e dhunuar çdo ditë.”

Hilton deklaroi se stafi ishte “i lig dhe sadist”, teksa shtoi se dërgohej vazhdimisht në dhomën e izolimit, “pa ndonjë arsye”.

“Dhoma e vogël, e mbuluar me shenja gërvishtjesh dhe e lyer me gjak, pa banjë është një nga kujtimet më të gjalla dhe më traumatike që kam provuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Stafi i detyronte fëmijët të hiqnin rrobat e tyre dhe të hynin aty. Kishte raste për plot 20 orë”.

Hilton shtoi se komunikimi me anëtarët e familjes ishte censuruar, kështu që ajo nuk mund të raportonte se çfarë po ndodhte.

“Sa herë që përpiqesha, ndëshkohesha prej tyre ose më thonin: ‘Thjesht do t’u themi prindërve se po gënjen dhe ata kurrë nuk do të të besojnë’”, u shpreh 39-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat