Michael Jordan dhuron 10 milionë dollar për të hapur dy klinika të reja mjekësore në vendlindjen e tij

Bota e Yjeve

Michael Jordan dhuron 10 milionë dollar për të hapur dy klinika të reja mjekësore në vendlindjen e tij

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:57
Michael Jordan

Legjenda e NBA, Michael Jordan ka dhuruar 10 milion dollarë për të hapur dy klinika të reja mjekësore në qytetin e tij të lindjes Wilmington, Karolinën e Veriut.

Klinikat, që planifikohet të hapen në vitin 2022, do t’u shërbejnë banorëve që janë pa sigurime.

“Gjithkush duhet të ketë akses në kujdesin shëndetësor cilësor, pa marrë parasysh se ku jeton, apo nëse kanë sigurime apo jo,”- tha Jordan në një deklaratë. “Wilmington mban një vend të veçantë në zemrën time dhe është vërtet kënaqësi të jem në gjendje të ndihmoj komunitetin që më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime.”

Image

Kjo nuk është hera e parë që Jordan, i cili zotëron ekipin e basketbollit, Charlotte Hornets, ndihmon komunitetin e tij.

Në vitin 2017, legjenda e basketbollit i dha 7 milion dollarë Novant Health për të hapur dy klinika në Charlotte.

Donacioni u bë për njerëzit që kanë më pak ose aspak kujdes shëndetësor. Klinika e parë mjekësore familjare Novant Health Michael Jordan Family u hap në tetor 2019.

Image

Tetorin e kaluar, gjashtë herë kampioni i NBA-së përsëri bashkëpunoi me Novant Health për të hapur një klinikë të dytë mjekësore në Charlotte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat