Stërvitje në muajin e nëntë të shtatzënisë? Afërdita Dreshaj sapo na vërtetoi se edhe kjo është e mundur

Bota e Yjeve

Stërvitje në muajin e nëntë të shtatzënisë? Afërdita Dreshaj sapo na vërtetoi se edhe kjo është e mundur

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj nuk e ka lënë për asnjë moment pas dore palestrën as gjatë muajve të shtatzënisë. Madje modelja i habiti të gjithë fansat e saj kur stërvitej edhe gjatë muajve të shtatë e të tetë të shtatzënisë, kur barku kishte marrë edhe formën e rrumbullakosur. Mirëpo nëse nuk e besoni, edhe tani që është në prag të lindjes Afërdita vazhdon të stërvitet.

Modelja ka ndarë sot në rrjete sociale një video në palestër dhe ka treguar se është ndjerë shumë mirë gjatë gjithë kësaj kohe.

“9 muajshe shtatzënë. Të stërviturit e bëri shtatzëninë time më të lehtë dhe isha shumë e fortë, asnjë dhimbje apo shqetësim, jam ndjerë shumë mirë”, shkruan Dreshaj.

Ndërkohë ajo ka zbuluar edhe se si ndikon stërvitja tek fëmija që do të vijë në jetë.

“Fëmijët e grave shtatzënave që janë marrë me palestër kanë tendencë që të flenë gjatë natës më shpejt, janë më pak të prirur për dhimbjet e barkut”, thuhet në një shkrim që ka publikuar Afërdita.

Megjithatë modelja ka treguar gjithmonë se ajo është konsultuar me mjekun për stërvitjen në palestër, sepse ndryshe nuk do e ndiqte. Disa javë më parë Afërdita rrëfeu se fëmija ka ardhur pa planifikim, sepse ajo dhe Jakub ishin ende duke shijuar njëri-tjetrin.

“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita në një intervistë për “Who”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat