Rezultoi sërish pozitive me virus, Fjoralba Ponari flet për gjendjen shëndetësore

Bota e Yjeve

Rezultoi sërish pozitive me virus, Fjoralba Ponari flet për gjendjen shëndetësore

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari pak ditë më parë zbuloi se ishte infektuar sërish me koronavirus pas disa muajsh kur u prek për herë të parë.

Moderatorja zbuloi se simptomat ishin më të rënda sesa në infektimin e parë, pasi përpos temperaturës dhe kollës kishte dhe dhimbje kockash.

“Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”, u shpreh Fjoralba.

Image
Insta

Ndërkohë, së fundmi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, moderatorja ka zbuluar se ka humbur nuhatjen dhe shijen. Më tej, Fjoralba shprehet se është pak më mirë, por shton se ka humbur peshë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat