“U riktheva me mall në atë skenë, por …”- Eneda Tarifa konfirmon largimin nga Portokalli: Do sjell projektet e mia pa më shitur dhe pa më blerë njeri

Bota e Yjeve

“U riktheva me mall në atë skenë, por …”- Eneda Tarifa konfirmon largimin nga Portokalli: Do sjell projektet e mia pa më shitur dhe pa më blerë njeri

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:37
Eneda Tarifa

Prej ditësh po qarkullojnë lajmet se Eneda Tarifa dhe Salsani Rrapo nuk do jenë më moderator të spektaklit të njohur të humorit “Portokalli”.

Këngëtarja konfirmoi lajmin ditën e sotme në një postim në Instagram, ku shprehet se është “momenti që të sjellë në jetë projektet e saj pa e ‘shitur’ dhe pa e ‘blerë’ dikush”.

Eneda Tarifa shkruan se u rikthye në skenën e “Portokalli” me mall por rrugëtimi i saj përfundon këtu.

Image

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall ne atë skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne një fare mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale ?.

Por është momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik për ketë vend.

Faleminderit qe jeni gjithmonë me mua dhe me keni mbështetur. Love you all ?”– shkroi ajo.

Image

Këngëtarja u rikthye në moderimin e spektaklit të humorit sezonin e kaluar, 4 vite pas largimit, duke zënë vendin e ish koleges së saj, Xhemi Shehut.

Ndërkohë Salsano Rrapi nuk ka reaguar drejtpërdrejt për lajmet, megjithatë ditën e sotme publikoi një video nga ambientet “Top Channel” nën shoqërinë e aktorit të humorit Erdit Asllanaj, duke lënë të nënkuptohet se do jetë sërish pjesë e “Portokalli”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat