Kylie i bën grimin Kourtneyt teksa i referohen vetes si ‘më të veçantat’ e familjes

Bota e Yjeve

Kylie i bën grimin Kourtneyt teksa i referohen vetes si ‘më të veçantat’ e familjes

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Kylie Jenner

Kylie Jenner tashmë është bërë e njohur për biznesin e saj me produkte të bukurisë.

Ylli televiziv tani ka filluar të praktikojë makijazh edhe tek familjarët e saj, duke filluar me babanë, Caitlyn Jenner, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) në kanalin YouTube, Kylie ka shpërndarë një video duke i bërë grim Kourtney Kardashian.

Image

23-vjeçarja padyshim që përdori një pjesë të produkteve të saj, ndërsa edhe bisedat ishin të paevitueshme për to.

Kylie e konsideroi të motrën si më të madhen në familje, derisa qëndron si edhe më të mençurat.

Image

“Unë jam më e vogla, çka na bën të jemi më specialet në familje”, u shpreh bukuroshja brune.

Ndërkaq, dyshja janë parë të kenë raport mjaft të afër, sidomos në paraqitjet e tyre në ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat