Dashuria e Arbanës për xhaketat e zeza

Bota e Yjeve

Dashuria e Arbanës për xhaketat e zeza

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:50
Arbana Osmani

Po t’i hidhni një sy Instagramit të Arbanës, që me siguri e keni bërë dhe më parë, nuk do të gjeni vetëm gatime, udhëtime, foto e video nga “Dua të të bëj të lumtur”, por nëse jeni të vëmendshëm do kuptoni që moderatorja i ka fiksim xhaketat e zeza. Në shumicën e fotove, qoftë ato të bëra gjatë projekteve televizive, qoftë në përditshmëri, qoftë në evente, Arbanën e sheh me një xhaketë të zezë

E bukura është se moderatorja ka aq stil sa di t’i kombinojë ato me çdarëdolloj veshjeje duke na ndihmuar kështu edhe ne të tjerët. Ke një event ku duhet të veshësh fustan, por edhe dëshiron të dukesh serioze? Ja ku kemi Arbanën me fustan me pupla dhe xhaketë të zezë.

Do të dukesh zyrtare, por edhe sportive? Ja ku kemi Arbanën me xhaketë, me hoodie dhe atlete.

Po një dalje me mikeshat? Ja ku kemi prapë Arbanën me fund dhe xhaketë të zezë të lidhur me rrip që e bën edhe më trendi veshjen.

Për çdo rast, Arbana e ka gjetur zgjidhjen. Po ashtu edhe ju tani e tutje.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat