As Rudina Dembacaj s’i shpëtoi dot virusit Covid-19!

Bota e Yjeve

As Rudina Dembacaj s’i shpëtoi dot virusit Covid-19!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:57
Rudina Dembacaj

Të shumtë janë personazhet publikë që janë infektuar me Covid-19 dhe kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale eksperiencat e tyre.

Mirëpo, ky nuk është rasti i aktores dhe moderatores, Rudina Dembacaj. Ajo e ka kaluar virusin, mirëpo s’na kishte treguar asgjë derisa sot “ra muhabeti” në Instagram.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të saj kuriozë, dikush i përmendi virusin.

“Je femër pozitive, shpresoj që vetëm me Covid të mos jesh pozitive.”- i shkruan një ndjekës, të cilit Rudina meqë ra fjala aty, i tregon se është infektuar.

“E kam kaluar”- shkruan ajo duke qeshur, mirëpo s’ka treguar detaje të tjera se kur është infektuar apo si e ka kaluar.

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat