Këto vajza e kanë vënë punën në vijë dhe në verë do jenë super

Bota e Yjeve

Këto vajza e kanë vënë punën në vijë dhe në verë do jenë super

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:42
Arilena Ara

Ka nga ato vajza që sapo vjen pranvera i përvishën stërvitjes, por ka dhe nga ato që dimër-verë nuk kanë bërë pushim përsa i përket ushtrimeve, crossfit-it, vrapit etj. Vera po vjen dhe duket se disa nga vajzat e njohura e kanë vënë punën para kur bëhet fjalë për trupin dhe format që tentojmë të gjitha të kemi në plazh.

Xhemi Shehu, Fjodora Fjora, Jona Spahiu, Ori Nebijaj apo Arilena Ara kanë treguar se në fakt kujdesen në çdo moment të kryejnë aktivitet fizik duke u stërvitur.

Xhemi ka ndarë që prej periudhës së karantinës, 1 vit më parë stërvitjen e përditshme në crossfit më profesor Edmond Stafën. Gjithmonë në formë dhe përherë energjike duke shoqëruar profesorin në çdo ushtrim të tij.

Edhe Fjodora nuk ka ditë që t’i ndahet crossfit-it, kësaj formë të stërvitjes që e vë gjithë trupin në lëvizje. Fjora ka treguar me fotot para pasqyrës edhe rezultatet e kësaj stërvitjeje besnike.

Jona ka zgjedhur të stërvitet që pas ardhjes në jetë të Raiden thuajse rregullisht. Për ta bërë stërvitjen edhe më të lezetshme Jona sfidon edhe partnerin e saj, Frenklin teksa ndajnë orët në palestër bashkë.

Ori ka treguar gjithashtu se pas programit të përditshëm që e zgjon herët ‘Wake Up’, i përvishet palestrës për të pasur një trup sa më në formë.

Arilena është nga ato vajza që nuk i ndahet asnjë ditë palestrës. Me fotot e ndryshme ka treguar se stërvitet rregullisht teksa kuptohet se ky angazhim ka dhënë rezultatet që pritej, pasi muskujt janë të dukshëm në çdo foto të saj.

Nëse nuk e keni gjetur ende vullnetin e duhur për t’iu përveshur punës, mjafton t’i hidhni një sy fotove të vajzave plot energji në palestër, edhe kur gjumi apo momente të tjera të përditshmëirsë nuk janë në anën e tyre.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat