Në pritje të bebushes: Almeda Abazi tregon sa shumë e ka ndryshuar shtatzënia e dytë

Bota e Yjeve

Në pritje të bebushes: Almeda Abazi tregon sa shumë e ka ndryshuar shtatzënia e dytë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 07:28
Almeda Abazi

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Barku i Almedës po rritet dita-ditës dhe tashmë trupi i aktores ka ndryshuar shumë.

Ajo nuk na e ka kursyer një pozë në InstaStory, ku po shijon diellin së bashku me bebushen në barkun e saj.

Barku i Almedës duket tepër i rrumbullakosur, ndërsa ajo tregon se po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj të dytë.

Ajo ka treguar se të bijën do ta quajnë Alina, pasi emrin e kanë vendosur që tashmë dhe s’e kishin aspak problem të na e tregonin edhe ne.

Image
Almeda Abazi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat