Shkurte Gashi feston ditëlindjen, partneri i bën befasinë e bukur

Bota e Yjeve

Shkurte Gashi feston ditëlindjen, partneri i bën befasinë e bukur

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:25
Shkurte Gashi

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen, ndërsa pranoi urime të shumta që në orët e para të së shtunës.

Artistja, me anë të një postimi në rrjete sociale, tregoi befasinë që ia bëri partneri i saj me rastin e ditëlindjes.

Ai i bleu një tortë me dekore ku shkruhen inicialet e markës “Louis Vuitton”, ndërsa pranë saj janë fjalët “Urime ditëlindjen Shkurte Gashi”.

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar ajo sipër fotos së tortës.

Po ashtu, këngëtarja mori edhe një singjir nga partneri ku shkruan “Në sytë e tu, është lumturia ime!”.

Ndryshe, Shkurte Gashi para pak muajsh u bë nënë për herë të parë, por deri tani nuk ka postuar asnjë foto të djalit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat