Pas rikthimit në New York City, Bella Hadid publikon këto fotografi

Bota e Yjeve

Pas rikthimit në New York City, Bella Hadid publikon këto fotografi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:50
Bella Hadid

Bella Hadid provokoi me paraqitjen e saj në rrjete sociale.

Supermodelja 24-vjeçare ndau imazhe duke ekspozuar barkun e saj të sheshtë në një çati të lartë në Manhattan.

Shfaqja e fotografive erdhi pak pasi ajo u kthye në New York pas përfundimit të detyrave të saj në Javën e Modës në Paris.

Bella kishte zgjedhur veshjen më relaksuese për fotot në rrugë. Bella kishte veshur një kapele bejsbolli xhaketë të zezë, pantallona të bardha dhe atlete të markës ‘Nike’.

Ajo i mbajti flokët e saj në bishtaleca dhe u përpoq të mbetet e panjohur në një palë syze me ngjyrë të zezë.

Pavarësisht motit të ftohtë, Bella dëshironte qartë që të bënte disa punë të martën u pa gjithashtu duke shkuar në restorantin e modës ‘Bar Pitti’ për drekë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat