Fjolla Morina, shtatzënë për herë të tretë? Partneri zbulon ‘pa dashje’ sekretin

Bota e Yjeve

Fjolla Morina, shtatzënë për herë të tretë? Partneri zbulon ‘pa dashje’ sekretin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 06:40
Fjolla Morina

Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, prej disa javësh po shijojnë muaj mjalti pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni private.

Ndonëse Fjolla vijon të jetë në ndjekje penale për shkak të armëmbajtjes pa leje në kufirin e Morinës, asgjë nuk e ka penguar të udhëtojë së bashku me partnerin në disa vende ekzotike.

Megjithatë, në fotot dhe videot e postuara ditët e fundit nga Fjolla dhe Fisniku, shumë prej ndjekësve virtualë kanë vënë re barkun e rrumbullakosur të këngëtares.

Ndërsa sot, pas lajmeve që kanë nisur të qarkullojnë në portale, duket se është vetë Fisniku ai që shton dyshimet edhe më shumë, që Fjolla Morina është në pritje të ëmbël.

Nga Dubai, vendi ku Fjolla dhe partneri i saj po kalojnë disa ditë pushime, Fisniku ka postuar një video në të cilën duket këngëtarja e përgjumur. Sapo ka kuptuar videon që i bënte partneri, Fjolla nxiton të mbulojë barkun me dorë.

Ndonëse ende këngëtarja dhe partneri i saj nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë, në video duket qartë barku i rrumbullakosur.

Po kështu, në foton që ka postuar në profilin e saj, Fjolla e ka mbuluar barkun me çantë, gjë që shton edhe më shumë dyshimet se është në pritje të ëmbël, veçse, me sa duket, ende nuk do që ta bëjë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat