Aktorja e famshme zbulon se është detyruar t’i presë vetë flokët për xhirimet e filmit të ri, sepse…

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme zbulon se është detyruar t’i presë vetë flokët për xhirimet e filmit të ri, sepse…

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:09
Anne Hathaway

Anne Hathaway u detyrua të presë flokët e saj vetë gjatë izolimit për shkak të Covid-19, raporton “Tulsa World”.

Aktorja 38-vjeçare donte të dukej sa më mirë para se të fillonte të xhironte filmin ‘Locked Down’, por kur stilisti i saj i flokëve i tha se nuk ishte në gjendje ta bënte, aktores iu desh ta bënte vetë.

Kjo sepse ishte shumë e shqetësuar për infektimin me koronavirus nga dikush jashtë ambientit së saj të punës.

Image

“Kur nisa të xhiroja filmin, mendova se stilisti im i flokëve do merrej me to, por nuk ndodhi kështu. Ai më pyeti nëse mund të kujdesej dikush tjetër për mua, ndërkohë që ai nuk ishte, megjithatë isha shumë e frikësuar të isha në kontakt me njerëz të tjerë kështu që thash jo.

Flokët në film janë ato që preva vetë, prandaj ndihem shumë si në vitin 2020”, ka treguar Anne.

Image

Anne fillimisht u ndie mjaft e “frikësuar” gjatë bllokimit, por pasi kuptoi sa me fat ishte, ndryshoi “fokusin” e saj dhe u ndje me fat që mund të kalonte kohë me fëmijët.

Aktorja pranon që i gjithë viti 2020 kishte qenqë shumë “kaotik” për të.

Duke folur për revistën “Radio Times”, ajo tha: “Ndihem sikur 2020 ishte kaotik në shumë mënyra dhe xhirimi i filmit është gjithashtu shpesh kaotik, por ky projekt ishte padyshim më kaotik se të tjerët“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat