Loredana prezanton ndryshimin e ri në pamje, sjell fotografi të reja nga pushimet në Dubai

Bota e Yjeve

Loredana prezanton ndryshimin e ri në pamje, sjell fotografi të reja nga pushimet në Dubai

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:49
Loredana

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, këtë kohë është duke shijuar pushimet në Dubai.

Ndonëse është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Këtë herë, nëna e një vajze ka prezantuar ‘look-un’ e ri me flokë të zeza i cili e bën të duket edhe më tërheqëse.

Image

Bukuroshja ka të veshur një triko interesante blu të markës ‘Louis Vuitton’, gjersa e gjithë vëmendja është te ndryshimi i pamjes.

Pushimet e biondes së kthyer në zeshkane vijnë pas lajmeve se ajo po punon në projekte të reja me partnerin e saj, reperin Mozzik.

Mediat raportuan se dyshja janë në përgatitje të një albumi të përbashkët, me anë të të cilit pritet të bëjnë edhe rikthimin së bashku.

Image

Megjithatë, në vazhdim presim të shohim se çfarë do na sjellë çifti, që kanë një vajzë së bashku të quajtur Hana. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat