Bella Hadid tërheq vëmendjen pozat ku thekson barkun e sheshtë

Bota e Yjeve

Bella Hadid tërheq vëmendjen pozat ku thekson barkun e sheshtë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:44
Bella Hadid

Bella Hadid është ndër modelet që kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar.

24-vjeçarja jo vetëm që ka qenë pjesë e shumë kampanjave të firmave të njohura, por është munduar që të rrijë afër edhe fansave të saj, shkruan Daily Mail.

Kështu, një fotosesion i ri është ndarë nga bukuroshja në rrjetin social Instagram, teksa shihet duke pozuar për markën “Hugo Boss”.

Image

Hadid shfaqej me një veshje unike, teksa pantallonat me bel të ulët I theksonin modeles barkun e sheshtë.

Krah saj ishte një model tjetër, me të cilin Bella rrinte tepët afër, ndërsa bënte lëvizje para kamerës.

Image

Ndërkaq, bukuroshja brune në vazhdimësi po mban të azhurnuar 39.9 milionë ndjekësit e saj, të cilët po e komplimentojnë në çdo imazh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat