Ç’po ndodh me JLO dhe Alex? U tha se janë ende bashkë, por pas këtij detaji na bënë lëmsh

Bota e Yjeve

Ç’po ndodh me JLO dhe Alex? U tha se janë ende bashkë, por pas këtij detaji na bënë lëmsh

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:48
JLO dhe Alex

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë përfolur kohët e fundit për një ndarje, mirwpo sisa ditë më parë, Alex-i fluturoi drejt Republikës Dominikane për të qëndruar pranë JLO-së, teksa ajo po xhironte një projekt të ri.

“Daily Mail” publikoi më herët disa foto në të cilat ata të dy shiheshin shumë të afërt, ndërsa shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin. Çifti dukej mjaft i relaksuar dhe puthjet pasionante mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta. Burime për revistën “People” kanë thënë se ata të dy vazhdojnë ende të jenë të fejuar dhe janë shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

“Ata janë shumë të lumtur, megjithatë Jennifer vazhdon të ketë probleme me besimin. Ata janë shumë larg planifikimit të një dasmë tjetër, por vazhdojnë të jenë të fejuar. Edhe pse Jennifer ka qenë me xhirime, ajo ka pasur mundësinë që të kalojë kohë edhe me Alex. Ka qenë diçka shumë e mirë që ata kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Jennifer ishte shumë pranë dhënies fund të marrëdhënies, por është shumë e lumtur që janë ende bashkë”, kanë thënë burimet.

Së fundmi, Jennifer Lopez ka realizuar një set fotografik, në të cilin ka shkëlqyer e tëra e veshur me një kostum të bardhë.

Mirëpo gjatë realizimit të fotove, u vu re se Jennifer nuk e kishte unazën e fejesës prej diamanti në gisht dhe kjo na bën të dyshojmë se ndoshta gjërat mes dyshes nuk po shkojnë siç duhet.

Image
Jennifer Lopez
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat