Kendall Jenner largohet nga shtëpia e saj pas dy incidenteve të frikshme

Bota e Yjeve

Kendall Jenner largohet nga shtëpia e saj pas dy incidenteve të frikshme

Më: 1 prill 2021 Në ora: 10:56
Kendall Jenner

Kendall Jenner është larguar nga shtëpia e saj dhe është zhvendosur në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas disa ngjarjeve vërtet të frikshme që përjetoi së fundmi.

TMZ bëri me dije se një person i fiksuar pas saj u shfaq në shtëpinë e saj në orën 2 të mëngjesit dhe u përpoq të notonte lakuriq në pishinën e saj. Për fat të mirë, ekipi i saj i sigurisë arriti ta ndalonte të panjohurin derisa arriti policia dhe ai u vendos nën arrest. Kendall gjithashtu mori një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një djali tjetër, i cili i tha policisë se kishte në plan ta gjuante dhe ta vriste atë dhe më pas edhe veten e tij.

Sipas TMZ, supermodelja nuk ka në plan të kthehet në shtëpinë e saj në Beverly Hills pas incidenteve të fundit. Kendall u zhvendos nga shtëpia e saj, sepse rreziku i qëndrimit atje është shumë i lartë. Ajo është zhvendosur në një vend të sigurt me forca të armatosura sigurie, por nuk dihet ende nëse do ta shesë shtëpinë e saj. Gjithashtu TMZ bën me dije se kërcënimet e vazhdueshme po i shkaktojnë asaj shqetësim të madh emocional dhe ankth.

Kjo nuk është hera e parë që Kendall përballet me incidente të tilla. Në vitin 2016, ajo shkoi në gjykatë për të dëshmuar për një çështje përndjekjeje, ndaj një personi që u kap në pronën e saj private shumë herë. Në vitin 2018, përndjekësi i saj mori një urdhër ndalimi 5-vjeçar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat