Këta personazhe kanë zgjeruar familjet e tyre me anëtarët e veçantë

Bota e Yjeve

Këta personazhe kanë zgjeruar familjet e tyre me anëtarët e veçantë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 07:59
Personazhet

Ka nga ata skeptikët e mëdhenj që nuk do guxonin asnjëherë ta shoqëronin fëmijën me një kafshë shtëpiake, siç është qeni. Ka nga ata që nxitojnë të komentojnë sapo të shohin se shokun e ngushtë nuk e ndan nga asnjë udhëtim me partnerin apo aventurat e ndryshme që bëni bashkë.

Megjithatë disa personazhe të njohur duket se kanë bërë paqe me këtë fakt dhe e shijojnë aq shumë dashurinë e katër putroshërve. Shumë e shpjegojnë dhe thonë se prezenca e një kafshe i bën fëmijët dhe të rriturit më përgjegjës, e kur vjen puna tek më të vegjlit, i mëson ata që herët të ndajnë gjëra dhe të gëzojnë me të tjerë.

Me një kërkim të shpejtë në ‘Instagram’ do të gjeni momente të ndryshme të Jonida Vokshit, Iva Tiços, Bieta Sulos, Orinda Hutës, Blerina Bombaj apo dhe blogeres së njohur Chiara Ferragni me qenushët e tyre.

Jonida ka ndarë pak minuta më parë një tjetër foto të Emit me mikun e saj besnik, shoqëruar me këto fjalë: “Po luajnë bashkë. Më kënaqën”.

Iva Tiçon nuk e ka ndaluar as karantina e kushtet e vështira të saj të marrë me vete në një udhëtim me partnerin në Gjermani, edhe mikun 4 putrosh. Me foto të ndryshme, Iva ka treguar se qenushi nuk i ndahet asnjë moment, kur shkruan, gatuan apo del shëtitje.

Bieta Sulo ka treguar me fotot dhe videot e ndryshme se miku më i mirë i Kroit mbetet Charlie, me të cilin çdo mëngjes ndajnë copat e kekut teksa shoqërojnë njëri- tjetrin kudo.

Orinda Huta ka ndarë portretin e plotë të familjes së saj, ku në asnjë moment nuk ka munguar as Ruby. Shumë shpejt ata do të jenë katër.

Edhe Chiara Ferragni ka treguar gjithmonë momente me familjen e saj, të cilën tani e quan me 5 anëtarë. Blogerja ka ndarë video të ndryshme të djalit, Leos, i cili gjithmonë ka qenë i shoqëruar nga qenushi i tyre e bashkë kanë kaluar kohën më të mirë si dy shokë.

Shpeshherë ndjekësit e kritikojnë për puthjet që fëmijët i japin qenit, por Blerina e ka ndarë mendjen: qeni, Fredi është anëtari i pestë i familjes.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat