E mbani mend Zana Krasniqin?

Bota e Yjeve

E mbani mend Zana Krasniqin?

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:44
Zana Krasniqi

Zana Krasniqi ka qenë një nga modelet më të përfolura vite më parë dhe sa herë shfaqej në publik gjithmonë tërhiqte vëmendjen me bukurinë e saj natyrale. Në vitin 2008 ajo u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas përfaqësoi vendin e saj për herë të parë në “Miss Universe”, ku u rendit ndër 10 vajzat më të bukura. Mirëpo që prej asaj kohe Zana nuk ka qenë më aktive në fushën e modelingut dhe publiku ja ka ndjerë gjithmonë mungesën.

Megjithatë Zana ju ka plotësuar sot dëshirën të gjithëve dhe është rikthyer përmes syrit të fotografit shqiptar, Artan Korenica. Ai ka ndarë në Instagram disa foto të Zanës, që vitet duket se nuk e kanë ndryshuar aspak.

Këto fotografi na kthyen të gjithëve ne pas në kohë kur vlerësohej bukuria natyrale mes modelve. Por përveç nesh edhe Arbana Osmani është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar një nga momentet e rralla që ka ndarë me Zana Krasniqin.

Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto të realizuar rreth 15 vite më parë, kur Zana ishte në qendër të vëmendjes mediatike. Arbana ka treguar se ajo ka qëndruar në një dhomë hoteli me Zanën dhe në foton e vjetër të dyja shfaqen shumë të lumtura bashkë.

“Unë dhe Zana Krasniqi në dhomën tonë të hotelit përafërsisht 15 vite më parë”, ka shkruar Arbana.

Këtë foto e ka ripublikuar edhe Zana, që ka shkruar: “Oh Zot çfarë kujtimi i bukur. Më mungon buzëqeshja jote”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat