Ç’sekret fshehin këto vajza që duket sikur e lindën bebin në palestër?

Bota e Yjeve

Ç’sekret fshehin këto vajza që duket sikur e lindën bebin në palestër?

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:39
Afërdita Dreshaj, Emily Ratajkowski dhe Eliona Pitarka

Teksa shumë vajza po vuajnë si t’i heqin ato kilogramët e tepërt nga barku se po afron vera, vajzat e njohura të ekranit që sapo janë bërë nëna, arritën të riktheheshin në format e tyre fizike brenda një kohe shumë të shkurtër.

Emily Ratajkowski postoi një video ku shfaqej me bikini, 5 javë pas lindjes së djalit. Modelja i la të gjithë të habitur, madje edhe Chiara Ferragnin, e cila u bë nënë për herë të dytë së fundmi. “Goce si ka mundësi që ke këtë trup pas lindjes së bebit?”e-e pyeti Chiara.

Afërdita Dreshaj gjithashtu u shfaq sot me barkun e sheshtë, pak javë pas ardhjes në jetë të Sky Blue. Modelja nuk është hera e parë që na habit sepse edhe gjatë shtatzënisë për një kohë të gjatë kishte bark të sheshtë.

Elita Rudi postoi një foto duke treguar trupin krenare për format 1 muaj pas ardhjes në jetë të Botës. “Mama trupi jot është i bukur. Po bën dhe ka bërë gjëra të mrekullueshme”-shkroi Elita.

Eliona Pitarka është një tjetër vajzë e njohur që u bë nënë së fundmi. 10 ditë pas lindjes, aktorja postoi një foto ku shfaqej në super formë.

Tani ne duam sekretin!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat