“Mos u gënjeni”, Klea Huta ngre alarmin pas mesazhit që mori në Instagram

Bota e Yjeve

“Mos u gënjeni”, Klea Huta ngre alarmin pas mesazhit që mori në Instagram

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:18
Klea Huta

Klea Huta ka ngritur alarmin ditën e sotme  pasi i ka ardhur një mesazh në Instagam, ku i thuhet se është përzgjedhur për të marrë pjesë në spektaklin “Miss Europe Continental TV” në Itali.

Bukuroshja ka reaguar menjëherë  duke e bërë publikë dhe ju ka bërë thirrje të gjitha vajzave që nëse marrin një mesazh të tillë të mos gënjehen sepse këto persona janë maniakë dhe kanë qëllim shftyëzimin.

“Gjithsesi po e nxjerr me emër dhe mbiemër për të gjitha ato vajza që kanë marrë një sms të tillë. Mos u gënjeni sepse janë shfrytëzues dhe manikakë”, ka shkruar Klea krahas fotos së mesazhit.

Personazhe të njohur janë bërë pjesë disa mashtrimeve në rrjete sociale këto kohë. Aurela Gaçes më herët i është përdorur emri dhe identiteti i saj për mashtrime të tilla në rrjete sociale. Një person ka hapur një profil në Facebook me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të japë 10 mijë euro për 2500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Aurela e ka vënë re këtë gjë dhe menjëherë ka lajmëruar ndjekësit e saj që të bëjnë kujdes. Ajo ju ka bërë thirrje që t’i mos i përgjigjen asnjë mesazhi që mund t’ju vijë nga kjo faqe, sepse mund të bien pre e ndonjë mashtrimi.

“Vëmendje miq!

Dikush, ka marre videon time nga Facebook#FANPAGE , ka hapur kete faqe me emrin tim Aurela Gaçe Live , eshte duke perdorur emrin ,nuk e kuptoj pse. Ju lutem,mos u përgjigjni në mesazhet që ju dergojnë. Faqja ime e vetme eshte e certifikuar. Ju lutem mos u mashtroni . Dikush po ben nje loje me shume emra te njohur .Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato te dhena e ju vjedhin

Raportojeni, raportojeni”, ka shkruar Gaçe.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat