“Në muzikë ka konkurrencë të madhe”- Soni Malaj flet për “bërrylat” që është përballur: Më kanë hyrë në hak

Bota e Yjeve

“Në muzikë ka konkurrencë të madhe”- Soni Malaj flet për “bërrylat” që është përballur: Më kanë hyrë në hak

Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:50
Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për konkurrencën që është përballur në muzikë, teksa prezantoi këngën e saj “Versioni im” në “Kënga Magjike”.

Ajo u shpreh se është përballur me bërryla gjatë karrierës së saj muzikore dhe se i kanë hyrë në hak.

“Në muzikë është konkurrencë e madhe sepse edhe vetë festivalet janë konkurrencë muzikorë, kështu që normalisht me bërryla duke ecur përpara. Më kanë hyrë në hak? Le të themi që po,”- u shpreh këngëtarja, teksa u pyet në një videomesazh nga një fanse e saj mbi këtë temë.

Gjithashtu Soni Malaj foli edhe për pengjet në jetën, duke u shprehur se nuk ka asnjë të tillë.

Ajo tha se i bën gjërat me shpirt dhe nuk ka ndonjë peng të madh.

“Pengje nuk kam në jetë sepse jam person që i bëj gjërat me shpirt dhe çfarë kam pasur në jetë time kam bërë dhe nuk kam ndonjë peng të madh. Por gjërat siç është humbja e babait, nuk janë në dorën time, ne vazhdojmë të jetojmë, ndoshta ndonjëherë edhe pse gabojmë vetë (qesh),”- tregoi këngëtarja.

Kujtojmë që Soni Malaj është “ribashkuar” pas gati 10 vitesh me Flori Mumajesin.

Kënga e saj “Versioni im” është shkruar nga kantautori njohur dhe kjo tregon se ish-çifti i kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin dhe po bashkëpunojnë së bashku për të sjellë projekte të reja.

Gjithashtu është po përflitet se i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare me partnerin e saj, Klevin.

Në rrethin e artistëve po qarkullojnë thashetheme se  këngëtarja po përjeton një krizë në çift, me të fejuarin, me të cilin nisi bashkëjetesën në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat