Bebe Rexha përlotet nga surpriza e madhe e fansave

Bota e Yjeve

Bebe Rexha përlotet nga surpriza e madhe e fansave

Më: 4 maj 2021 Në ora: 16:23
Bebe Rexha

Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Së fundmi këngëtarja ka marrë një surprizë shumë të këndshme nga fansat e saj për albumine  ri. Ata i kanë dërguar në shtëpi një tufë me trëndafila të kuq dhe me një shënim emocionues, që e ka prekur shumë këngëtaren.

“Është nga fansat e mi. Thotë ‘urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty . Do të kemi për gjithë jetën’. Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë”, shprehet ajo.

Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar së fundmi edhe një duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. 

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat