Chiara Ferragni ka një urim special për veten, në ditën e saj të lindjes!

Bota e Yjeve

Chiara Ferragni ka një urim special për veten, në ditën e saj të lindjes!

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:34
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni këtë mesnatë i ka uruar vetes ditën e lindjes në profilin e saj në Instagram, duke publikuar një foto shumë të bukur kur ka qenë e vogël, me flokë të gjata me onde.

 “Happy birthday to me”, ka shkruar blogerja.

Sot Chiara, e cila numëron mbi 23 milionë ndjekës, mbush 34 vjeç.

Ajo po e feston ditëlindjen në Toskanë me burrin e saj Fedez, 31 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, Leone, 3 vjeç dhe Vittoria disamuajshe.

Në vitin 2017, në ditëlindjen e saj të 30-të, Fedez i kërkoi asaj që të martohej me të në skenën e arenës në Verona para një publiku adhurues, duke e bërë këtë datë të paharrueshme.

Fedez kujton me nostalgji atë ditë duke publikuar në Instagram tre fotografi shumë të bukur nga ai moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat