Dikush ka marrë famë nga Tea dhe ajo nuk ja kurseu thumbat në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Dikush ka marrë famë nga Tea dhe ajo nuk ja kurseu thumbat në rrjete sociale

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:20
Tea Trifoni

Tea Trifoni ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni në “Për’puthen”. Ajo u vendos në qendër të vëmenjdes mediatike pasi u zbulua lidhja e fshehtë e saj me Beartin dhe më pas ndarja e papritur me të vetëm pak muaj më vonë. Për një kohë të gjatë, Tea ishte një nga vajzat më të pëlqyera nga publiku në program, por popullariteti i saj ra me kohën, megjithatë ajo vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur nga ‘Për’puthen”.

Madje Tea është e bindur se ka aq famë, sa edhe të tjerët kanë pëërfituar nga njohja e saj. Së fundmi Tea ka publikuar në Instagram një video të motrës dhe dikush i ka shkruar:

“Mori famë motra nga ty”.

Me ironi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka kthyer: “Shumë njerëz kanë marrë famë nga unë”.

Nuk e dimë për kë mund ta ketë Tea konkretisht fjalën, por ne na vijnë disa emra në mendje siç mund t’ju vijnë edhe ju. Ndoshta mund të jetë një thumb për Beartin, apo edhe për konkurrentë të tjerë nga “Për’puthen” me të cilët nuk i ka pasur mirë marrëdhëniet. Nuk dimë ta themi me siguri kujt i dedikohen, por dikujt duhet t’i kenë djegur këto fjalë të Teas!

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat