Scarlet Johansson akuzon “Golden Globe” për seksizëm, kërkon të bojkotohet ngjarja

Bota e Yjeve

Scarlet Johansson akuzon “Golden Globe” për seksizëm, kërkon të bojkotohet ngjarja

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:35
Scarlet Johansson

Aktorja Scarlet Johansson ka goditur Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollywoodit (HFPA), organizatën e cila qëndron prapa ngjarjes prestigjioze të çmimeve filmike “Golden Globe Awards”.

Në një deklaratë të lëshuar, aktorja 36-vjeçare e cila ka qenë e nominuar deri më tani për pesë “Golden Globe” ka akuzuar HFPA-n se po toleron seksizmin ndërkohë që ka kërkuar nga të tjerët në industrinë e filmit që të bojkotojnë organizatën deri sa të bëhen ndryshime rrënjësore në këtë drejtim.

“Në të kaluarën, kjo shpesh ka nënkuptuar përballjen me pyetje dhe vërejtje seksiste nga disa anëtarë të HFPA që kufizohen me ngacmime seksuale. Kjo është arsyeja e saktë pse unë, për shumë vite, refuzova të merrja pjesë në konferencat e tyre”, ka thënë Johansson.

HFPA-ja është e përbërë nga rreth 90 gazetarë ndërkombëtarë.

Ata çdo vit përzgjedhin fituesit e Golden Globe Awards e cila ndryshe njihet si ngjarja më e madhe e filmit në botë, pas “The Oscars”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat