E la për Atdhe Xharavinë, Gelian Rajku “shpërthen” kundër Sara Malajt: Nuk ekziston…

Bota e Yjeve

E la për Atdhe Xharavinë, Gelian Rajku “shpërthen” kundër Sara Malajt: Nuk ekziston…

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:15
Gelian Rajku

Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina dolën dje përfundimisht nga “Për’puthen” si çift, duke i habitur të gjithë.

Kjo sepse një javë më parë, Sara dhe një tjetër konkurrent, Gelian Rajku, u deklaruan për njëri-tjetrin në program.

Por, në rrjete sociale Sara dhe Atdhe Xharavina publikonin video e foto bashkë, në të cilat dukeshin shumë të afërt.

Image

Prandaj, gjatë puntatës së djeshme, Sara tërhoqi deklaratën për Gelianin, ashtu sikurse edhe ky i fundit, dhe vendosi të bënte një takim katër minuta me Atdheun.

Gjatë bisedës, Atdheu i kërkoi Sarës të dilnin bashkë nga programi për ta vazhduar jashtë njohjen dhe ajo pranoi, duke i kthyer përgjigje me një puthje në buzë.

Image

Pas kësaj ngjarjeje, Geliani ka reaguar për herë të parë edhe në rrjete sociale, pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit në lidhje me marrëdhënien që pati me Malajn.

“Ndaloni së foluri budallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkroi konkurrenti.

Image

Ndërkohë, edhe Antonela Berisha, e cila ishte arsyeja e kthimit të Atdheut në program, u shpreh e zhgënjyer dhe e cilësoi vendimin e ish-konkurrentit si aktrim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat