Rihanna shihet me veshje plot stil gjatë daljes në Nobu

Bota e Yjeve

Rihanna shihet me veshje plot stil gjatë daljes në Nobu

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:19
Rihanna

Rihanna është parë me një paraqitje senzacionele në Nobu të Los Angeles.

Bukuroshja një dalje të tillë e ka bërë pasi ka dëshiruar që të shijojë një darkë me shoqëri, shkruan Daily Mail.

33-vjeçarja mori vëmendje të madhe të audiencës, për shkak të stilit dhe pamjes së re me flokë të shkurtja.

Ajo zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me sytjena dhe minifund të bardhë, duke mbajtur një bluzë të gjelbër mbi to.

Aksesorët zunë vend në dukjen e radhës, teksa Riri mbante një qafore shumë të gjatë prej ari.

Krijuesja e biznesit ‘Fenty’ vendosi që të përshtat maskën mbrojtëse me ‘look’-un, që iu pëlqye tej mase.

Sa I përket jetës personale, artistja flitet se është në lidhje me reperin ASAP Rocky.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat