Jo vetëm Ledri! Edhe Sara i paska dedikuar një tatuazh në lëkurë Poem Blu!

Bota e Yjeve

Jo vetëm Ledri! Edhe Sara i paska dedikuar një tatuazh në lëkurë Poem Blu!

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:34
Sara

Si gjestin më të bukur të dashurisë për të voglën e tij që i ka ndryshuar jetën, Ledri Vula gdhendi tatuazh në lëkurë emrin e Poem Blu.

Reperi ndau në llogarinë e tij në Instagram foto e video të tatuazhit, shoqëruar me një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu. Kështu, Poem e “shkroi” vetë Blu-në në lëkurën e babit, pas emrit Poem.

Fansa të tatuazheve ose jo, të gjithë e kanë pëlqyer këtë ‘vepër’ të Ledrit, që do ta mbajë përjetë në trupin e tij.

Por, jo vetëm babi Ledri ka bërë një tatuazh kaq special! Megjithëse s’na e ka treguar më herët, edhe mami Sara ka shkruar në lëkurë emrin e vajzës së saj, Poem, me shkronja ngjyrë blu.

Këtë na e tregoi vetë në InstaStory, teksa dikush i kërkoi të tregonte tatuzhet që ka.

Pra, Sara dhe Ledri kanë tatuazhe matchy-matchy që i dedikohen të voglës që i ka ndryshuar tërësisht jetën.

Madje, Poem Blu tani është kthyer në bebushin më të famshëm të momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat