Eva Murati zbulon se nuk ka provuar kurrë lëndë narkotike dhe arsyeja është…

Bota e Yjeve

Eva Murati zbulon se nuk ka provuar kurrë lëndë narkotike dhe arsyeja është…

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:43
Eva Murati

Eva Murati ka zbuluar së fundmi se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike.

Moderatorja sportive publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar nga filmi i vitit 2000, të titulluar “Requiem for a dream”.

Image

“Një nga filmat e mi të preferuar dhe arsyeja pse kurrë nuk kam provuar drogë”, shkroi ajo krahas imazhit duke zbuluar kështu një sekret nga jeta e saj.

Image

Në muajin mars të këtij viti, Eva ishte e ftuar në një prej emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka” në “Mediaset 1”.

Bukuroshja shqiptare foli për pasionin e saj për sportin dhe mori komplimente nga moderatori i famshëm, Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer që fliste.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat