Lady Gaga mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga producenti: Pësova krizë psikike

Bota e Yjeve

Lady Gaga mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga producenti: Pësova krizë psikike

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:06
Lady Gaga

Lady Gaga ka zbuluar në një intervistë se pati mbetur shtatzënë pasi u përdhunua nga një producent i muzikës.

Këngëtarja rikujtoi rastin në shfaqjen e Oprah Winfrey dhe Princit Harry, “The Me You Can’t See”, duke sqaruar si kishte ndodhur ngjarja sa ishte 19-vjeç.

“Isha 19-vjeç dhe po punoja në biznes dhe një producent më tha: Hiqi rrobat. Dhe unë i thash jo”, ka thënë ajo, raporton NME.

“Unë u largova, ata më thanë se do të më shkatërronin të gjithë muzikën time. Ata nuk ndaluan. Ata nuk ndaluan së kërkuari dhe unë thjesht u shtanga sa as nuk e mbaj mend”.

“Isha e sëmurë për javë të tëra, javë pas jave, dhe kuptova se po ndjeja të njëjtën dhimbje që e ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë. Në shtëpinë e prindërve të mi po villja dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Isha e mbyllur në një studio për muaj”, ka shtuar Gaga duke rikujtuar krizën nervore që pësoi vite pas ngjarjes që o ndodhi.

Gaga ka thënë se përvoja e saj e hidhur e shtyu atë të kryente vetëlëndime dhe të përjetonte episode psikike, ku ajo e hidhte veten kundrejt murit.

Image

“Mendon se do të ndjehesh më mirë ‘sepse po i tregon dikujt: Hej, shiko jam në dhimbje.’ Nuk ndihmon”, ka thënë ajo.

Këngëtarja asnjëherë nuk e ka zbuluar emrin e abuzuesit të saj.

Duke u hapur për shëndetin e saj mendor, Gaga ka thënë se: “Edhe nëse kaloj gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, duhet vetëm një shkaktar një herë që të ndjehem keq”.

“Dhe kur ndjehem keq, dua të them që unë dua ta lëndoj veten, mendoj për vetëvrasje”, ka thënë këngëtarja me famë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat