Bien temperaturat në Sidnej, Rita Ora nuk duket e impresionuar nga i ftohti i Australisë

Bota e Yjeve

Bien temperaturat në Sidnej, Rita Ora nuk duket e impresionuar nga i ftohti i Australisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:23
Rita Ora

Rita u fotografua rrugëve të Sidnejt.

Ajo ishte duke shijuar motin në Sidnej me një udhëtim në plazh javën e kaluar, shkruan Daily Mail.

Por, Rita Ora ishte më pak e impresionuar kur temperaturat në qytetin port të Australisë ranë në 16 gradë celsius të premten.

Image

Këngëtarja, 30 vjeçe, mbërriti në Australi në shkurt dhe shijoi motin e mirë gjatë këtyre muajve të qëndrimit atje.

Sidoqoftë, derisa në Sidnej po bien temperaturat, autorja e hitit “Hot Right Now” dukej se nuk ishte e impresionuar me motin e ftohtë gjatë daljes në qytet.

Rita kishte mbathur një palë çizme “Ugg”, të cilat padyshim i mbanin këmbët e saj të këndshme dhe të ngrohta.

Image

Ajo po ashtu kishte veshur një bluzë e pantallona të zi, ndërsa veshjen e kombinoi me një pallto elegante rozë.

Artistja mbante telefonin e saj në dorë, ndërsa për t’u ngrohur mori kafe, para se të drejtohej për në makinën e saj.

Shëtitja vjen pasi Rita u pa të shijonte drekën me të dashurin e ri Taika Waititi në Sidnej të enjten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat