Kush është prezantuesja e Eurovision që ka lindur burrë?

Bota e Yjeve

Kush është prezantuesja e Eurovision që ka lindur burrë?

Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:07
Nicky de Jagger

Mbrëmjen e sotme do të mbahet finalja e madhe e Eurovision 2021.

Vëmendjen e mediave sociale në mbarë botën ka tërhequr edhe prezantusja e festivalit europian, 27-vjeçarja, Nicky de Jagger, e cila ka deklaruar se ka lindur burrë dhe se në moshën 19-vjeçare ajo përfundoi procesin e ndryshimit të gjinisë.

Nicky si fillim është bërë e famshme në youtube, si make up artiste, ndërkohë kur zbuloi sekretin për operacionin e ndryshimit të gjinisë, ajo fitoi shumë ndjekës në rrjetet sociale.

“Unë jam këtu sot për të ndarë diçka me ju që kam dashur të bëj për një kohë të gjatë, por me kushtet e mia. Dua ta filloj vitin me një të vërtetë të jetës sime që më bëri atë që jam. Kam lindur në një trup të gabuar.

Që do të thotë se jam transgjinore. Në shkollën fillore kam veshur rroba grash. Disa njerëz më pranuan dhe të tjerët më përqeshën. Ishte e vështirë për mua që ta tregoj publikisht”, tha ajo.

Image
Nicky de Jagger
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat