Xhensila shijon motin e ngrohtë bashkë me Ajkën në plazh

Bota e Yjeve

Xhensila shijon motin e ngrohtë bashkë me Ajkën në plazh

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:30
Xhensila Myrtezaj dhe Ajka

Xhensila publikoi foto të ëmbla bashkë me vajzën në bregdet.

Xhensila Myrtezaj është shumë aktive me postime në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe të reja.

Artistja e nisi fundjavën në bregdet bashkë me vajzën e saj Ajkën, teksa publikoi disa fotografi në Instagram.

Në një prej fotove, Xhensila u shfaq e veshur me bikini rozë, teksa po argëtohej në plazh bashkë me Ajkën.

“Kaq mrekulli e madhe në një vajzë të vogël ”, shkruan ajo sipër fotove.

Në ato imazhe, Xhensila vë sërish në pah figurën trupore, për të cilën është kujdesur me përkushtim të madh muajt e fundit.

“Panorama” mbetet kënga e fundit e Xhensilës, në bashkëpunim me Ardian Bujupin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat