Miriami u del për zot fjalëve të Albanit: Muza është veç ajo

Bota e Yjeve

Miriami u del për zot fjalëve të Albanit: Muza është veç ajo

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:44
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Sa dëgjojmë një këngë të Alban Skënderaj, mendimi i parë që na vjen në kokë është ai se strofat e dashurisë janë gjithmonë një dedikim për partneren e tij, Miramin.

Projekti i fundit i Albanit solli pranverën dhe verën njëherësh me videoklipin dhe notat muzikore të lehta. Ai nuk na i tregoi as kësaj here se kush e ka frymëzuar për tekstin, por ne na mjaftoi një postim i Miriamit për ta kuptuar.

“Thuam a më do ti, sa të dua unë ty”, ka shkruar ajo në një foto ku kq zbuluar se fundjava e ka gjetur pranë detit.

Epo dhe kurioziteti u shua. Mos aludoni më, çdo rresht dashurie nga Albani është gjithmonë për Miriamin! Kjo e fundit e ka të kollajtë këtë gjë, pasi është muza e Albanit për të gjitha krijimet që dhe vajzat e tjera në fakt i lënë me shumë qejf si ‘caption’ në postimet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat