Çfarë ndodhi në Eurovision? Mbretëria e Bashkuar vlerësohet me 0 pikë

Bota e Yjeve

Çfarë ndodhi në Eurovision? Mbretëria e Bashkuar vlerësohet me 0 pikë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 07:36
James Newman

Edicioni i 65-të i “Eurovision” ka përfunduar duke shpallur fitues Italinë me grupin Maneskin, të cilët arritën të grumbullonin 524 pikë.

Kënga e tyre “Zitti E Buoni” bëri që një grup të jetë fitues i “Eurovision”. Kjo nuk kishte ndodhur që prej vitit 2006, ndërsa pas 31 vitesh që prej vitit 1990, Italia do të jetë vitin e ardhshëm vendi ku do të zhvillohet “Eurovision”.

Kjo ishte hera e dytë në historinë e “Eurovision” për Mbretërinë e Bashkuar që të vlerësohet me 0 pikë. Këngëtari James Newman ishte më i “sikletosuri” i mbrëmjes pasi jo vetëm ishte i fundit në listë, por edhe me 0 pikë (ka ndodhur edhe në vitin 2003).

Shtete të tjera që u vlerësuan me 0 pikë nga juria e profesionistëve ishin edhe Spanja, Gjeramania dhe Holanda, por këto arritën të merrnin disa pikë nga votat e publikut.

Ky edicion u mbajt në Roterdam, Holandë me një numër të kufizuar prej 3,500 fansash. Islanda u detyrua të ishte në një lidhje direkte për shkak të një rasti me Covid në grupin e tyre.

Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u vlerësua me 57 pikë duke u renditur në vendin e 21. Lexo më shumë: Cilat shtete votuan Shqipërinë në finalen e “Eurovision”

Në historinë e prezantimit të “Eurovision” në këtë edicion vjen për herë të parë ishte një transgjinore, Nikkie de Jager.

“Rock and roll nuk ka vdekur“, por një këngë e tillë pëlqehet dhe është shpallur fituese. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat