Një histori dashurie që theu çdo barrierë – Keith vjen nga Belgjika dhe befason Adriana Matoshin në mes të emisionit

Bota e Yjeve

Një histori dashurie që theu çdo barrierë – Keith vjen nga Belgjika dhe befason Adriana Matoshin në mes të emisionit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:07
Adriana Matoshi

Historia e mbrëmshme në “Dua të të bëj të lumtur” – ishte një histori dashurie që tashmë ka thyer çdo barrierë e çdo sfidë.

Fjala është për historinë e dashurisë së aktores Adriana Matoshi me futbollistin 21 vjeçar, djaloshin nga Afrika e Jugut, Kieth Groeneveld.

Në emisionin e radhës të “Dua të të bëj të lumtur” i pranishëm ishte i dashuri i Adrianës, Keith, i cili kishte vendosur që ta surprizonte atë në një mënyrë tepër të veçantë.

Image

Ai në studio rrëfeu momentin kur ishte njohur për herë të parë me Adrianën duke thënë: “E kam njohur tek lokali i saj dhe nga dikush aty mësova se si flirtonin çunat shqiptarë”.

I njëjti gjithashtu tregoi se për Adrianën ishte shumë e vështirë që të përballet me sulmet e vazhdueshme që i bëjnë asaj në rrjetet sociale për lidhjen që ka. Prandaj për këtë kishte zgjedhur që t’i bënte një surprizë që të mos e harronte kurrë. “Më ke munguar dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë”.

Në anën tjetër, aktorja u surprizua mjaft shumë kur zbuloi ftesën që ia kishte bërë Keith. Ajo u shpreh se mendonte që partneri ishte akoma në Belgjikë dhe se nuk e kishte menduar kurrë që do bënte një gjë të tillë.

Image

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur”, vazhdoi ajo.

Më tej në studio, Keith dhe Adriana rrëfyen momentin e parë kur ai ishte njohur me prindërit dhe fëmijët e Adrianës duke shtuar: “Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë”.

Image

Artistja nga Gjilani mes tjerash rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur kur prezantoi lidhjen e saj të re.

“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racist. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese”, theksoi ajo.

Image

Në fund, Groeneveld kishte përgatitur disa surpriza për të dashurën, ku një ndër to ishte rikrijimi i takimit të parë midis tyre dhe dedikimi i një kënge që ai e këndoi live vetëm për të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat