Mediat britanike tregojnë se cila është pasuria milionëshe e Dua Lipës

Bota e Yjeve

Mediat britanike tregojnë se cila është pasuria milionëshe e Dua Lipës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:31
Dua Lipa

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.

Përkundër punës së madhe që bën me muzikë, ajo nuk ndalet edhe me postimet nga përditshmëria në rrjetet e saj sociale.

Kurse, lidhur me pasurinë e saj, kanë shkruar mediat më të njohura botërore.

Mediumi britanik, The Sunday Times, ka shkruar se Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milionë paund, apo 41.8 milionë euro.

Ajo gjatë vitit 2021 ka shënuar një rritje, pasi pasuria e saj në vitin paraprak, siç tregon mediumi britanike ishte 20 milionë paund.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare renditet në vendin e 20-të sa i përket pasurisë së artistëve të rinj në botë.

Kujtojmë se Dua Lipa ka marrë çmime në “Grammy” dhe “Brit Awards 2020”.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat