“Ta kushtoj ty këtë çmim”- Ylli i pornografisë e bëri baba, Drake për herë të parë në skenë me të birin 3-vjeçar dhe …

Bota e Yjeve

“Ta kushtoj ty këtë çmim”- Ylli i pornografisë e bëri baba, Drake për herë të parë në skenë me të birin 3-vjeçar dhe …

Më: 24 maj 2021 Në ora: 16:59
Drake

Këngëtari i njohur Drake është shfaqur për herë të parë në skenë me djalin e tij, Adonis.

34-vjeçari u shoqërua nga i biri në Billboard Music Awards teksa këngëtari u ngjit në skenë për të marrë çmimin “Artisti i Dekadës”.

Artisti mbajti në krah Adonis përgjatë gjithë fjalimit të tij, ndërsa në një moment e ngriti në ajër dhe iu drejtua me fjalët: “Dua ta kushtoj ty këtë çmim.”

Image

3-vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u mbajtur tek këmba e të atit.

Ndërkohë, fituesi më i madh i natës ishte The Weeknd, duke marrë në shtëpi 10 çmime, përfshirë Artisti më i mirë, Hot 100 song for Blinding Lights dhe Hot 100 album for After Hours.

Image

Në vitin 2018 u raportua se Drake ishte bërë baba për herë të parë. Adonis erdhi në jetë nga ish ylli i pornografisë  Sophie Brussaux.

Reperi konfirmoi ekzistencën e djalit në albumin “Scorpion”, të publikuar po atë vit.

Image

“Unë kam një djalë dhe ai është i bukur,”– tha ai, në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat