Vittoria, bebja (e pasur) me sy blu, që po sjell vërdallë shtëpinë “Ferragnez”

Bota e Yjeve

Vittoria, bebja (e pasur) me sy blu, që po sjell vërdallë shtëpinë “Ferragnez”

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:01
Chiara Ferragni me familjen e saj

Chiara Ferragni ka publikuar një video të re me të bijën që është xhiruar nga bashkëshorti i saj, Fedez.

Mesa duket Vittoria, e cila nuk ka shumë që erdhi në jetë, ja bën mamit dhe gjithë familjes jetën të vështirë me një detaj të vetëm.

“Vittoria nuk di të ndalë. Nëse ne ndalojmë së ecuri teksa e mbajmë në krah, ose ulemi ajo nis të qajë. Do gjithmonë të lëvizë. Po bebet tuaja janë kështu? Gjithashtu dua t’ju shpjegoj që zemrën në video e kam vendosur pa qëllimin për t’u mbuluar. Nuk kam veshur fustan”, shkruan Chiara.

Veç faktit që sikletin me të bijën kushedi sa e sa ndjekës të saj e kuptojnë, bloggerja ka marrë mësim nga debatet dhe problemet e shpeshta që i kanë hapur komentet paragjykese të fansave, ndaj dhe i paraprin atyre sa herë mundet. Epo këto janë taksiratet e mamave të ‘Instagram’.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat