Ndjekësit i tërheqin vërejtjen për gabimin, Sara reflekton

Bota e Yjeve

Ndjekësit i tërheqin vërejtjen për gabimin, Sara reflekton

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:30
Sara Hoxha

Sara Hoxha është në vazhdimësi tejet aktive në interaksion me ndjekësit e saj të shumtë.

Së fundmi, një fotografi e vajzës Poem Blu është bërë shkas që t’i shkruajnë shumë në rrjete sociale.

Ndjekësit e kanë kritikuar Sarën për vendosjen e Poem Blu me ulësen e saj në sediljen e përparme të makinës, sepse kjo është e rrezikshme.

Pas komenteve të shumta, Sara ka reflektuar duke falenderuar të gjithë ata që i kanë shkruajtur.

Blogerja është shprehur se një mënyrë të tillë të vendosjes së fëmijës në ulësen e përparme e ka parë shpesh në Gjermani, prandaj ka menduar se nuk ka asgjë gabim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat