JLo dhe Ben Affleck konfirmojnë të përqafuar, fotografitë që zbuluan romancën

Bota e Yjeve

JLo dhe Ben Affleck konfirmojnë të përqafuar, fotografitë që zbuluan romancën

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:14
JLo dhe Ben Affleck

Derisa të ndodhte ishte vetëm çështje kohe. Fotografitë e para të çiftit më të përfolur të momentit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, kanë pushtuar rrjetin. Bennifer u fotografua duke hyrë në një restorant Wolfgang Puck, në hotelin “Pendry”, në West Hollywood këtë javë. Siç shihen edhe fotot, çifti i përfolur ecin të përqafuar duke konfirmuar kështu, zyrtarisht, romancën e re që ka nisur mes tyre.

Nëse keni ndonjë dyshim që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përsëri bashkë, këto foto nga nata e tyre e fundit flasin vetë. JLo dhe Ben, që rikthehen pas një lidhjeje në vitin 2002, ishin në pjesën më të madhe të kohës duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Ben ishte i veshur thjesht, me një bluzë, xhinse dhe xhaketë lëkure, ndërsa Jennifer kishte zgjedhur një pardesy rozë dhe taka të larta. Të dy dukeshin mjaft të qetë në krahët e njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez në prill, këngëtarja ka kaluar gjithmonë e më shumë kohë me Ben. Lajmet për romancën e tyre të rindezur nisën në fillim të muajit maj, por më vonë ata u panë së bashku në Montana. Ende nuk dihet se cili është statusi i vërtetë i marrëdhënies së tyre për momentin, por burimet thonë se gjërat po bëhen serioze.

"Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë midis Los Anxhelos dhe Miami", tha një burim për People duke shtuar: "Ata janë shumë të lumtur së bashku. Kjo nuk është një marrëdhënie rastësore. Ata po e marrin seriozisht dhe duan që ky të jetë një raport i gjatë. Madje, kanë nisur planet për pushimet verore dhe për një bashkëjetesë në të ardhmen e afërt”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat